Del Piero rikujton vitin 2006

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Legjenda italiane, Alessandro Del Piero, është i bindur se Italia është në gjendje për të eliminuar Gjermaninë nga Euro 2012, për të ndjekur kështu gjurmët e ekipit Azzur të vitit 2006 që fitoi Kupën e Botës.

“Pse mund ta mposhtë Italia, Gjermaninë? Sepse ata kanë treguar se janë bërë më solid me kalimin e kohës. Ata kanë identitet të fortë dhe dinë si t’i shfrytëzojnë rastet”.

“Gjermania është pak sikur Italia për mendimin tim. Ata janë ekip kompakt me lojtarë të mirë. Ne duhet të kemi vëmendjen te Gomez, Ozil dhe Muller”.

“Finalja e vitit 2006 ndaj Francës ishte ndeshja më emocionale pasi ngritëm trofeun, por ndeshja ndaj Gjermanisë mbetet më e mira në karrierën time. Është ndeshja më e bukur e jona në Botëror, një mbrëmje fantastike”, ka thënë Del Piero.

Gjermania u mposht nga Italia në Dortmund gjashtë vite më parë në gjysmëfinalen e Botëroroit pas vazhdimeve, ku hero ishte pikërisht Del Piero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...