Low lufton spiunët, nuk zbulon formacionin

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Joachim Low nuk do të publikojë formacionin e tij për ndeshjen ndaj Italisë, vetëm disa minuta para fillimit të takimit, në mënyrë që të luftojë spiunin e ekipit që po informon shtypin gjerman.

Trajneri gjerman bëri ndryshime të mëdha për sfidën ndaj Greqisë dhe këto ndryshime nuk ishin të befasishme për opinionin, pasi Bild ‘parashikoi’ ekipin e sakt që luajti.

“Nuk e dimë cili është formacioni. As lojtarët nuk e dinë. Do ta keni në dorë formacionin pak para fillimit të takimit”, ka theksuar menaxheri i ekipit, Oliver Bierhoff.

Gjermania takohet në Varshavë me Italinë, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Euro 2012. Sfida fillon në ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...