Del Bosque nuk ka pendime që nuk eliminoi Italinë

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se ai nuk ka pendime që nuk e eliminoi italianë nga gara që në fazën e grupeve.

Para fundit të fazës grupore, kishte frikë se Spanja dhe Kroacia mund ta kishin aranzhuar një barazim 2-2, rezultat që automatikisht do t’i eliminonte italianët nga gara. Por Spanja shënoi fitore dhe arriti deri në finale, ku ka arritur edhe Italia.

“Ne nuk do të pendohemi që nuk bëmë ‘biskotën’, nuk e eliminuam Italinë. Ne bëmë atë çfarë duhej bërë”.

“Ne do të luajmë me armët tona dhe ne do ta ruajmë stilin tonë të lojës, por do të thosha se do të jetë një ndeshje 50-50”, ka thënë Del Bosque.

“Mendoj se ata do ta shfrytëzojnë të njëjtin ekip dhe sistem si në ndeshjen kundër Gjermanisë. Ne nuk do të jemi të kushtëzuar nga ndeshja e parë, e as ata”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...