Low: Nuk ka vend për dyshime
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka këmbëngulur se nuk ka arsye për Gjermaninë dhe tifozët gjermanë që të jenë të brengosur për ekipin e tyre kombëtar, pas eliminimit të befasishëm nga Euro 2012 në gjysmëfinale.
“Ne kemi pasur dy vite shumë të mira. Ekipi ka bërë progres të shkëlqyer. Ne kemi humbur një herë dhe atë ndaj një Italie shumë të fortë. Nuk ka arsye për të pasur dyshime”.
“Në zhveshtore rrjedhnin lotë gjithandesj. Askush nuk po flet asgjë në kamp. Ne jemi shumë të zhgënjyer, por ne nuk duhet të bëjmë gabimin për të dyshuar në gjithçka. Ekipi luajti një turne të mrekullueshëm”, ka thënë Low.
Category: Euro 2012
0 Komente