“Dështimi i RvP, faji i bashklojtarëve”

dardanmiftari | Sunday, June 24, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se forma e Robin Van Persiet në Euro 2012 nuk duhet të kritikohet, pasi faj ishin bashkëlojtarët e tij.

“Van Persie meriton më shumë mirënjohje se sa që kanë holandezët për të. Robin ishte më i miri në Euro 2012. Ai është shumë më i mirë se sa sulmuesit e vendeve tjera dhe ai është më i mirë se Huntelaar”.

“Kemi dy lloj sulmuesish. Sulmuesin tipik që rri në zonë dhe sulmuesin që punon dhe vë në funksion ekipin sikurse Van Persie, apo në rastin më ekstrem e kemi edhe Karim Benzeman e Francës. Nuk ka vend për kritika”, është shprehur francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...