Drogba nuk shkon te Barcelona!

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Agjencia që e përfaqëson Didier Drogban ka përgënjeshtruar spekulimet se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Legjenda e Chelseat ka nënshkruar me Shanghai Shenhua, mirëpo mediat spanjolle kanë raportuar se një pikë në kontratën e tij ia mundëson që të largohet drejt katalunasve.

Mirëpo, kompania e tij përfaqësuese – “The Sports PR Company”, ka reaguar për të mohuar një mundësi të tillë.

“Ai nuk do të nënshkruajë për Barcelonën. Çfarë pike do të ishte ajo? Vërtet mendoni se Shanghai do të pranonte ndonjë pikë ku ai mund të largohej pa para”, ka thënë një zëdhënës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...