Ronaldo meriton një monument në Portugali

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, është i mendimit se Portugalia duhet ta nderojë superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me një monument nderi në Lisbonë.

“Cristiano Ronaldo ka vuajtur me paraqitjen e tij në nivel kombëtar me vite. Lojtari më i mirë në botë, së bashku me Messin, dukej i frustruar dhe idhnak kur luante për Portugalinë”.

“Për fat të tij, trajneri portugez Bento ka mundur të sjellë në mbrojtje lojtarin e klasit botëror Pepe, Meirelesin e Chelseat në mesfushë dhe Nanin e Manchester Unitedit, duke i dhënë atij hapësirë përpara”.

“Ai u ka treguar bashkëkombësve të tij se e meriton një monument në Lisbonë”, ka thënë Maradona për Times of India.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...