Sampdoria interesohet për Benitez

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Pronari i Sampdorias, Riccardo Garrone, ka pranuar se klubi i tij është i interesuar për angazhimin e Rafa Benitezit në postin e trajnerit.

Nën drejtimin e Giuseppe Iachinit, Sampdoria u kthye në Serie A, mirëpo drejtuesit e klubit janë në kërkim të një emri të njohur për sezonin e ri.

“Benitez? Po e diskutojmë këtë çështje. Aktualisht jemi në një fazë ku gjithçka është në progres”.

“Ka një interesim edhe nga ana e tij. Megjithatë, nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Garrone për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...