Zidane përsërit: Dua të bëhem trajner

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Drejtori i futbollit te Real Madridi, Zinedine Zidane, ka përsëritur dëshirën për të filluar punën si trajner.

Legjenda franceze ka fituar gjithçka si futbollist, prandaj mendon se ka mjaft për të ofruar si menaxher.

“Dua të filloj përgatitjet për ta marrë titullin trajner. Fusha e lojës është ajo që e njoh më së miri”.

“Kam përjetuar momente të veçanta për 20 vite dhe dua ta përcjell dhe ta shpërndaj përvojën time me të tjerët”, ka thënë ZiZu për Le Journal de Saone-et-Loire.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...