Dunga: Neymar shko në Evropë

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Brazilit, Dunga, i ka sugjeruar yllit të Santosit, Neymar, që të transferohet në Evropë, në mënyrë që të shfaqë potencialin e tij.

Deri më tani, 20-vjeçari ka refuzuar klube, si Real Madridi, Barcelona dhe Chelsea, duke thënë se do të kalojë në kontinentin e vjetër kur të vijë koha.

Mirëpo, shumë njohës të futbollit i kanë sugjeruar që të transferohet në ndonjë ligë evropiane.

“Neymar është lojtar i mirë, më i miri në Amerikën Jugore dhe në Brazil”.

“Të luash në Evropë është gjithmonë më vështirë. Ata të markojnë shumë më nga afër”.

“Mendoj se një lojtar duhet të shkojë në Evropë ta fitojë atë përvojë dhe të bëhet më i mirë”, ka thënë Dunga për Goal.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...