Ozil: Do ta eliminojmë Italinë

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, është i bindur se përfaqësuesja e tij do ta eliminojë Italinë në gjysmëfinale të Euro 2012.

“E kaluara nuk ka rëndësi. Ekipet tjera kanë respekt të madh për ne. Qëllimi ynë është që ta kthejmë titullin e Evropës në Gjermani”.

“Ne jemi këtu pikërisht për këtë. Mund ta mposhtim Italinë dhe e duam titullin”.

“Andrea Pirlo është një lojtar i klasit botëror, Mario Balotelli është një sulmues i shkëlqyer. Por ne nuk mendojmë për kundërshtarët individualë”.


“Italia është një skuadër mjaft kompakte, por ne mund t’i mposhtim”, ka thënë mesfushori i Real Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...