CR7: Ndjej përgjegjësi, jo presion

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk ndjen kurrfarë presioni para ndeshjes gjysmëfinale kundër Spanjës në kuadër të Euro 2012.

Në takimin e të mërkurës, 27-vjeçari do të përballet me disa bashkëlojtarë nga Real Madridi (Iker Casillas, Sergio Ramos, Alvaro Arbeloa e Xabi Alonso), si dhe me disa oponentë të njohur nga Kampionati spanjoll, megjithatë ai thotë se ndeshja ndaj Spanjës do të jetë njësoj sikur ndaj cilësdo përfaqësuese të fuqishme.

“Nuk ka ndonjë presion të veçantë vetëm për faktin se po luaj ndaj Spanjës. Kam luajtur në nivel të lartë për 10 vite, si në nivel klubesh ashtu edhe në atë ndërkombëtar”.

“Po, ndjej përgjegjësi, por jo presion. Jam mësuar me ndeshje të këtilla”, ka thënë CR7 për Uefa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...