Vetëm Spanja është më e fortë se Italia
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka deklaruar se vetëm Spanja është përfaqësuese superiore ndaj Italisë.
Skuadra e Vicente del Bosque fundosi euforinë e Azzurrëve në finale të Euro 2012 duke i mposhtur me rezultat 4-0.
“Ndoshta Spanja është e vetmja skuadër me të cilën ende nuk mund të krahasohemi në aspektin e qarkullimit të topit”.
“Ky ishte një turne i shkëlqyer deri në finale, ku ne nuk ishim në standard”.
“Roli im në turne? Nuk dua të flas për këtë. Kur humbim, i gjithë ekipi humb. Nuk ka fajtorë, ky apo ai lojtar”, ka theksuar Pirlo për Gazzetta dello Sport.
Category: Euro 2012