Gullit: Spanja nuk ka asnjë dobësi

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Ruud Gullit nuk beson se Spanja ka ndonjë dobësi dhe i sheh kampionët e Evropës dhe të botës si një prej ekipeve më të mira në histori.

“A ka ndonjë dobësi Spanja? Nuk mendoj. E vetmja dobësi që mund të keni kur keni një ekip aq të shkëlqyeshëm është mungesa e urisë dhe kjo nuk duket të jetë problem”.

“Tash Spanja do të fokusohet të fitojë edhe një Kupë tjetër Botërore, për të vazhduar rekordin. Ata nuk do të heqin dorë”.

“Nëse ju dominoni aq shumë për një periudhë aq të gjatë, siç kanë bërë Spanja dhe Brazili, ju duhet të rreshtohen si më të mirët. Brazili fitoi tre Botëror në mes të 1958-tës dhe 1970-tës dhe tash Spanja ka dy tituj Evropianë dhe një Botëror”, ka thënë Gullit për Daily Mirror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...