Casillas krenar me triumfin e Spanjës

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është krenar që ka fituar titullin e kampionët të Evropës me Spanjën.

“Mendoj se çdo spanjoll është i lumtur tash. Ne e kemi bërë të duket e lehtë atë që është e vështirë. Njerëzit mund të mendojnë se ishte e lehtë, pasi ne fituam 4-0, por i gjithë turneu ka qenë i vështirë dhe ne jemi kampionë me meritë. Meritat na takojnë të gjithë neve dhe ne duhet të kënaqemi për momentin”.

“Ne i shfrytëzuam karakteristikat tona mirë dhe u adaptuam në fushë. Italia ishte e lodhur dhe ne e vramë ndeshjen me golin e Jordi Alba dhe golin e tretë. Kjo ishte rezultat i punës që kemi bërë për vite të tëra me të gjithë trajnerët të cilët na kanë bërë neve kampionë me ekipin e të rinjve të Spanjës”.

“Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj kohe të historisë së ekipit kombëtar dhe futbollit spanjoll. Do të jetë vështirë që kjo të përjetohet sërish. Tash ne duhet të pushojmë pasi sezoni ka qenë i gjatë dhe i vështirë”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...