Brazili jashtë Top 10 të FIFA-s

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Brazili është jashtë Top 10-shit të FIFA-s për herë të parë që prej implementimit të këtij sistemi në vitin 1992.

Selecao është në vendin e 11-të të kombëtareve më të mira në botë, pas dy ndeshjeve të humbura nga Meksika dhe Argjentina. Këta të fundit zënë vetëm vendin e shtatë.

Befasia e madhe në ranglistën e re është Anglia, që është ngjitur në vendin e katërt pas arritjes në çerekfinale të Euro 2012, përderisa Italia, ka arritur të ngritet për gjashtë vende dhe tani është në vendin e gjashtë.

Spanja mban vendin e parë dhe Gjermania është në vendin e dytë, duke tejkaluar kështu Uruguain që është në vendin e tretë. Portugalia mbyll Top 5-shen së bashku me Holandën, e cila dështoi në evropian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...