A e dini çka janë këta shiritë?
Te shumica e lojtarëve të EURO 2012 janë vërejtur disa shirita me ngjyrë, në qafë, në shpinë por edhe përpara në bark.
Edhepse ajo dukej si një copë e fanellës së lojtarëve ose ndonjë ‘kreativitet’ i ri i prodhuesve të fanellave – në të vërtetë nuk është kështu.
Kjo u vërejt më së miri mbrëmë kur Mario Balotelli nuk mundi ta ndalë veten pas golit të dytë të shënuar ndaj Gjermanisë dhe e hoqi fanellën.
Çka është?
Ky është shirit special që quhet kinesio-shirit, e që jep përkrahje dhe stabilitet për muskujt e njeriut pa afektuar qarkullimin e gjakut ose shpejtësinë e lëvizjes. Ajo gjithashtu shërben edhe për të trajtuar dhimbjet.
Kinesio-shiriti është një teknikë e bazuar në procesin e shërimit natyral të trupit.
Me përdorjen e këtij shiriti është zbuluar se muskujt mund të ndihmohen shumë dhe bashkë me ato edhe organet tjera si dhe mund bëhet trajtimi nervor.
Kinesio-shiriti aplikohet te muskujt për të zvogëluar dhimbjet dhe inflamimin, gjithashtu shiriti relakson muskujt e stërlodhur si dhe përkrah lëvizjen muskulare për 24 orë.
Për herë të parë ky shirit u përdorë nga ekipi i volejbollit të Japonisë dhe shumë shpejtë u shpërnda te sportistët tjerë. Sot, Kinesio-shiriti përdoret nga shumica e sportistëve rreth botës.
Category: Euro 2012
0 Komente