Soldado t’i japë fund karrierës te Valencia

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, ka shprehur ngazëllimin e tij pas nënshkrimit të kontratës së re pesëvjeçare me klubin dhe shpreson t’i japë fund karrierës në Mestalla.

“Kjo është një ëndërr që vazhdon të zhvillohet. Dua të falënderoj bashkëlojtarët, klubin dhe tifozët. Dua të pensionohem te Valencia”.

“Ka qenë një privilegj i madh të luaj këtu. Më duhet ta meritoj këtë vazhdim kontrate çdo ditë nga tash e tutje. Nuk kam shikuar asnjë ofertë të ndonjë klubi tjetër dhe as nuk dua të shikoj, pasi dua të qëndroj këtu”.

“Ky ekip meriton të luajë në finale dhe t’i fitojë ato. Lojtarët, klubi dhe tifozët meritojnë dhe ne do të luftojmë për trofe”, ka thënë Soldado, i cili shënoi 27 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...