Edhe Ibra në planet e PSG

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në listën e transferimeve të Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar veror.

Klubi i pasur francez është në kërkim të forcimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Alexandre Pato dhe Ezequiel Lavezzi janë lidhur me një kalim të mundshëm në kryeqytetin francez.

Ndërsa, sipas Aftonbladet, edhe Ibra është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti dhe drejtorit sportiv, Leonardo.

“PSG është në negociata me Adriano Gallianin për Zlatanin, mirëpo nuk po i zmadhojmë gjërat, sepse e dimë se do ta kishim të vështirë që t’ia jepnim rrogën që kërkon ai”, ka thënë një burim pranë klubit francez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...