Edhe Seedorf në planet e West Hamit

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

West Ham United raportohet se është duke synuar një transferim të ikonës së Milanit, Clarence Seedorf.

The Sun shkruan se trajneri i Hammers, Sam Allardyce, dëshiron të sjellë disa lojtarë me përvojë në skuadër pas rikthimit në Ligën Premier, dhe në listën e dëshirave të tij është edhe Seedorf.

Ish-lojtari i Real Madridit, Interit dhe Milanit, tash 36-vjeçar, është pa kontratë që nga fundi i sezonit të kaluar dhe e ka bërë të qartë se do të pëlqente të luajë në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...