Zarate: Gjithçka shkoi keq te Interi

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, nuk e ka fshehur frustrimin e tij pas sezonit të kaluar zhgënjyes si i huazuar te Interi.

Argjentinasi iu bashkua Nerazzurrëve verën e kaluar si huazim njëvjeçar me mundësi të nënshkrimit të kontratë së përhershme. Por Interi përfundoi në pozitën e gjashtë sezonin e kaluar, gjatë të cilit Zarate pati rastin të punojë me tre trajnerë.

“Mendova se gjërat do të shkonin më mirë te Interi, se do të isha në gjendje të luftoj për Scudetto ose për Ligën e Kampionëve”.

“Në fakt, arrita në njërin prej viteve më të këqija të klubit dhe ne nuk mund të bënim shumë. Gjithçka shkoi keq”, ka thënë Zaret për Radio Velez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...