Evra: Anglia si Chelsea

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka paralajmëruar se Anglia mund të bëjë në Euro atë çfarë bëri Chelsea në Ligën e Kampionëve.
“Pres një ekip të fuqishëm, të qëndrueshëm. Ata nuk do të na japin asgjë. Ka shumë fjalë për lëndimet që ata kanë dhe faktin se kanë një menaxher të ri”.

“Por shikoni çfarë ndodhi me Di Matteon te Chelsea – ai erdhi vonë dhe fitoi Ligën e Kampionëve. Andaj ajo nuk do të thotë asgjë”.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e jona në Euro 2012. Nëse ne barazojmë, dyshimet do të fillojnë të ngrihen. Nëse ne humbasim, ne do të fillojmë të mendojmë për të shkuar në shtëpi”, ka thënë Evra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...