Gerrard: Ta mposhtim Suedinë

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Njëshi i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i bindur se Anglia mund t’i japë fund serinë negative ndaj Suedisë.
Anglia ka dështuar të tejkalojë suedezët në shtatë sfidat e mëhershme në Botëror ose Evropian, ndërsa dy ekipet do të përballen edhe sonte në kuadër të grupit D.

“Mendoj se niveli i njëjtë i paraqitjes kundër Francës do të jetë mjaft i mirë për të mposhtur Suedinë”.

“Do të thosha kështu me gjithë respektin për Suedinë, që është një ekip shumë i mirë, i fuqishëm, por ata nuk janë Franca. Mendoj se ne mund të jemi ca më të vendosur dhe më ambicioz dhe të japim ca më shumë ndaj Suedisë”.

“Ne jemi të bindur se nëse arrijmë të njëjtin nivel performance, kjo do të jetë e mjaftueshme për një fitore”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...