Torres: Kjo është Spanja e vërtetë

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Fernando Torres beson se fitorja e mbrëmshme 4-0 ndaj Republikës së Irlandës tregoi formën e vërtetë të skuadrës së tij.
Sulmuesi i Chelseat shënoi dy herë derisa kampionët evropianë shkatërruar skuadrën irlandeze.

“Ju duhet ta shijoni çdo moment. Unë pata fatin të filloj ndeshjen dhe shënova gola dhe dua ta shijoj këtë me skuadrën”.

“Ne pamë një skuadër normale të Spanjës sërish dhe shpresojmë se mund t’ia dalim deri në finale”, ka thënë Torres.

Spanja aktualisht mban kreun e grupit C me pikë të barabarta me Kroacinë por me diferencë më të mirë të golave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...