Hazard refuzoi Barcën dhe Realin

dardanmiftari | Thursday, June 28, 2012 | 0 Komente

Barcelona dhe Real Madridi nuk kishin gjasa për të bindur asin belg, Eden Hazard, që të refuzojë Chelsean në favor të një kalimi në La Liga.

Ish-ylli i Lille vendosi të kalonte te Chelsea në mes të një pa qartësie rreth të ardhmes së tij, ku ishin të përfshirë edhe City dhe United.

“Ishte një zgjedhje me zemër. Eden Hazardit i pëlqen loja angleze, atmosfera në stadiume dhe mendon se futbolli anglez është më i miri. As ndikimi i Zidanes nuk mjaftoi që ai të kalojë te Reali”, ka theksuar një njeri i afërt i Hazard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...