Hodgson kritikon Capellon për Rooneyn

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, ka mbrojtur asin Wayne Rooney, pas kritikave të Fabio Capellos për paraqitjen e dobët të sulmuesit ndaj Italisë, që eliminoi Anglinë.

“Capello shpresoj që mban përgjegjësi për opinionet e e tij. Unë nuk e di se çfarë relacione do të kishe pasur ai me Rooneyn, por është shumë keq që ai po kritikon një lojtar që kishte dëshirën e flaktë për të bërë mirë”.

“Qëndrimi i tij në Euro 2012 ishte i mrekullueshëm. Ai punonte ekstra në stërvitje vetëm për faktin se mendoi se është prapa të tjerëve pasi nuk luajti në dy ndeshje. Në ndeshjen ndaj Italisë, ai nuk luajti në nivelin më të lartë, por ky është futbolli. Lojtari nuk është robot të luajë secilën herë në nivelin më të lartë”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...