Rosell: Pepe të dënohet që shkeli Messin

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është ende shumë i nervozuar që mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, i ka shpëtuar dënimit nga komisioni disiplinor i La Ligas, pasi shkeli qëllimisht sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe një vit pas veprimit katastrofik të Pepes, kur shkeli gjatë një El Clasico futbollistin më të mirë në univers, është Rosell ai që nuk ka hezituar të ngrisë përsëri çështjen e dënimeve ndaj lojtarëve, pasi bosi katalanas nuk po mund të pajtohet me faktin se portugezi shpëtoi pa u dënuar.

“Ne jemi vetëm kundër një vendimi, jo për shkak të moshës, jo për shkak se ai është lojtar i Realit, por për shkak se veprimin e bëri qëllimisht. Mos dënimi i Pepes për shkeljen ndaj Messit është një skandal”, është shprehur Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...