Fabregas: Nuk është Ronaldo vs Barcelona

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka thënë se ndeshja gjysmëfinale e Euro 2012 që zhvillohet sonte mbrëma nuk është një sfidë mes Barcelonës dhe Cristiano Ronaldos.

“Ndeshja e sotme nuk është një ndeshje mes Ronaldos dhe Barcelonës. Kjo nuk është në mendjen tonë. Ne e dimë mirë se do të jetë ndeshje mes Spanjës dhe Portugalisë. Ne të gjithë duam të jemi më të mirët për ekipet tona dhe kjo është e tëra. Ne do të luajmë lojën tonë dhe ata lojën e tyre”.

“Portugalia ka ekip të mirë me shumë potencial. Ata nuk luajnë lojën që ju prisni prej tyre. Ata kanë lojtarë të mëdhenj në mesfushë dhe një sulm shumë të pa parashikueshëm”, është shprehur Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...