Xavi: Mos e nënvlerësoni Portugalinë

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Xavi, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij që te Portugalia luan ekipi dhe jo Cristiano Ronaldo.

“Ata janë ekip. Ata nuk janë vetëm Ronaldo, i cili është vetëm një sulmues i mirë që ju duhet të mbani vëmendjen dhe natyrisht edhe Nani është lojtar i fortë ashtu sikurse Moutinho dhe Meireles”.

“Që të dy këta të fundit janë të shpejtë me topin në mesfushë. Ata janë ekip i mirë dhe pos kësaj, ata janë të fortë në mbrojtje. Do të jetë ndeshje e vështirë”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...