Ibra i tronditur pas disfatës nga Ukraina

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic ka mbetur i tronditur pasi Ukraina e përmbysi disavantazhin prej një goli për të shënuar fitore 2-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të tyre në Euro 2012.
“Është vështirë të gëlltitet. Ne kurrë nuk duhej ta kishim humbur këtë ndeshje. Ne ishim në avantazh 1-0 dhe e kishim ndeshjen në kontroll”.

“Kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Tash situata është si është. Ne duhet t’i fitojmë dy ndeshjet për një mbresë më të mirë”, ka thënë suedezi.

Suedia tash do të kërkojë fitore ndaj Anglisë në ndeshjen e ardhshme të grupit D të premten, para se të përballet me Francën në grup.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...