Schweini: Do të kthehem në top-formë

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka pohuar se do ta rikthejë formën gjatë Euro 2012, edhe pse mund të mos luajë ndaj Holandës të mërkurën.
Ylli i Bayern Munichut ka probleme me lëndime, mirëpo ai luajti në sfidën ndaj Portugalisë të shtunën. Megjithatë, ai ka nevojë për riaftësim të plotë, prandaj pritet të zëvendësohet nga Toni Kroos ndaj Holandës.

“Jam mirë, ndjehem vërtet mirë dhe jam shumë i shëndetshëm. Jam i vetëdijshëm se kam luajtur më mirë. E di këtë, por do të më kthehet me lojë”.

“Në ndeshjen e parë u ndjeva shumë mirë fizikisht. Ende duhet që të kthehem në formën më të mirë, jam i sigurt për këtë. Nuk e di se kur do të ndodhë, por ndjehem shumë mirë”, ka pohuar Schweini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...