Interi ndërton stadium të ngjashëm me Emirates
Klubi italian, Inter, ka vendosur të zhvendoset nga stadiumi San Siro (Giuseppe Meazza)dhe të ndërtojë një stadium modern.
Sipas Corriere della Sport, stadiumi i ri do të ketë 60.000 ulëse dhe do të pajiset me aparaturën më moderne që ekziston aktualisht në botë.
Ato do të ketë dyqane, restorante, muze të klubit etj., ndërsa ndërtimi do të fillojë pas tre muajsh dhe do të zgjasë katër vjet.
Kështu stadiumi i qytetit të Milanos do t’i mbetet rivalit Milan.
Category: Futboll