Gerrard ndjehet i freskët për Euro 2012

dardanmiftari | Monday, June 04, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit dhe përfaqësueses së Anglisë, Steven Gerrard, ndjehet i freskët para fillimit të kampionatit evropian.

Sezoni i Gerrard ishte i goditur nga një lëndim serioz, por ai tash është rikthyer në formë të plotë.

“Është mrekulli të rikthehem pasi ishte shumë frustruese të mungoj në disa ndeshje kualifikuese për shkak të lëndimit”.

“Po ashtu më kanë munguar shumë ndeshje për Liverpoolin vitin e kaluar. Mbase ishte viti më i vështirë në karrierën time”.

“Kisha dy lëndime që kërcënonin karrierën time dhe më e rëndësishme për mua ishte të rikthehem në formë dhe të jem i gatshëm për Liverpoolin, të luaj mirë për klubin dhe pastaj të rikthehem në formacionin e Anglisë. Jam i ngazëllyer që jam rikthyer”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...