Xavi: Kujdes nga Italia

dardanmiftari | Monday, June 04, 2012 | 0 Komente

Njëshi i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Spanja do të jetë shumë e kujdesshme nga Italia e lënduar në kampionatin evropian.

Azurrët janë të mes të mjegullës pas disfatës 3-0 në miqësoren ndaj Russisë dhe skandalit të basteve që u ngrit në media këtë javë.

“Do të kishte qenë më mirë të mos fillojmë me Italinë. Italianët janë shumë konkurrues, ata mund ta pasojnë topin shumë mirë dhe t’ju vendosin në presion. Ata po ashtu e kanë Andrea Pirlon, i cili u jep Azzurrëve prekjen e tij të klasit”.

“Nuk e di se si është humori i tyre me të cilin ata do të fillojnë në Euro 2012. Ka shumë konfuzion rreth tyre, por kam frikë se kjo do t’i bëjë ata më të rrezikshëm, pasi çdo herë kur ndodhin gjëra si kjo, ata e fitojnë titullin...”, ka thënë Xavi për El Pais.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...