Lippi: Italia e sotme si ajo e 2006-tës

dardanmiftari | Monday, June 04, 2012 | 0 Komente

Ish-përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, mendon se situata e Azzurrëve para Euro 2012 është shumë e ngjashme me atë çfarë ka ndodhur para suksesit të tyre në Botërorin 2006.

Në prag të fillimit të Euro 2012, Italia është goditur nga skandali Scommessopoli, një situatë e ngjashme me atë të gjashtë viteve më parë, kur futbolli italian u godit nga Calciopoli para Botërorit 2006, por më pas arriti të triumfojë në garën botërore.

“Situata e tashmë më kujton ca atë çfarë ndodhi në vitin 2006. E vetmja këshillë që mund t’i jap Prandellit dhe lojtarëve është të qëndrojnë të qetë dhe të përpiqen të fokusohen në Euro 2012”.

“Ende e mbaj mend se java në Coverciano para Kupës Botërore 2006 nuk ishte aspak e lehtë për ne. Megjithatë, mendoj se ata do të jenë në gjendje të fokusohen në futboll, stërvitje dhe në Euro sërish sapo të arrijnë në Poloni”, ka thënë Lippi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...