Keita dëshiron ta mbyllë karrierën te Barca
Mesfushori nga Mali, Seydou Keita, ëndërron që ta përfundojë karrierën te Barcelona.
Lojtari ka edhe dy vite në kontratën e tij, mirëpo ai e ka mundësinë të largohet në fund të qershorit pasi nuk ka luajtur në 50 për qind të ndeshjeve zyrtare të Blaugranëve në sezonin që lamë pas.
Megjithatë, trajneri i ri, Tito Vilanova, ka shprehur interesim për mbajtjen e mesfushorit, i cili po ashtu dëshiron të mbetet në Camp Nou.
“Më duhet të flas me klubin rreth të ardhmes sime. Por unë dua të vazhdoj; kjo është dëshira ime”.
“Do të më pëlqente që të pensionohesha te Barcelona, prandaj shpresoj që të ndodhë kështu”, ka thënë Keita për Mundo Deportivo.
Category: Futboll
0 Komente