Tottenhami në kërkim të Blanc

dardanmiftari | Monday, June 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i përfaqësueses së Francës, Laurent Blanc, u ka rënë në sy drejtuesve të Tottenham Horspur – shkruan Goal.com.

Francezi konsiderohet si kandidat i duhur për zëvendësimin e Harry Redknapp, prandaj klubi nga White Hart Lane është duke përgatitur një ofertë për ta joshur atë drejt Spursave.

Kontrata e Blanc me Federatën Franceze të Futbollit skadon pas Euro 2012 dhe Tottenhami është i gatshëm që ta katërfishojë pagën e tij aktuale. (Blanc merr një milion euro në vit si përzgjedhës i Francës).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...