Kryeministri i Spanjës parashikon fitore 2:0
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, beson se Stuhia e Kuqe do ta kryejë me sukses punën në shërbim të kombit, teksa parashikon fitore të lehtë ndaj Portugalisë sonte mbrëma.
Skuadra e Vicente Del Bosques shihet si favorite për të mposhtur Portugalinë pas eliminimit të Francës, ndërsa Rajoy është i bindur në shancat e Spanjës për kualifikim në finale.
“Spanja do të fitojë 2:0”, deklaroi Rajoy para kongresit spanjoll, duke paralajmëruar kështu pjesëmarrjen në finale në rast se ekipi kualifikohet për ndeshjen e madhe të të dielës.
Category: Euro 2012
0 Komente