Ronaldo: Nuk ndjej presion

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, ishte tejet i qetë para takimit krucial ndaj Spanjës që zhvillohet sonte mbrëma, duke thënë se ai nuk ndjen presion nga pritjet e mëdha që kanë njerëzit nga ai.

“Unë nuk po ndjej presion që do të luaj ndaj Spanjës, ose ndaj ndonjë ekipi tjetër, pasi kjo është pjesë e jetës time. Unë e bëj këtë tash e dhjetë vjet dhe kështu tashmë jam mësuar. Unë gjithmonë kam përgjegjësi, por presion? Jo dhe aq”.

“Gjithmonë ka ndeshje kompetitive që janë të baraspeshuara, sepse ekipi i Spanjës gjithmonë ka lojtarë të mirë dhe gjithmonë ka pasur të tillë. Unë pres që të jetë njëjtë edhe këtë vit. Këto janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla dhe shpresoj se në këtë sens do të jemi më të fortë. Ne e dimë se ndeshja do të jetë e vështirë, por ne jemi një hap larg finales së madhe”, ka deklaruar Ronaldo.

Portugalia takohet me Anglinë sonte mbrëma me fillim nga ora 20:45 në Donetsk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...