Kuyt: Duhet ta mposhtim Portugalinë

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Dirk Kuyt thotë se ata duhet të bëjnë një paraqitje të përkryer kundër Portugalisë për të mbuluar fillimin e dobët të Euro 2012.
Holanda mbrëmë u mposht 2-1 nga Gjermania, pasi në ndeshjen e parë ishte mposhtur 1-0 nga Danimarka dhe rrezikon të eliminohet nga gara evropiane që në fazën grupore.

“Çdokush është shumë i zhgënjyer pas kësaj. Ne kishim në mendje një fillim më ndryshe në këtë garë”.

“Ne tash duhet të bëjmë një paraqitje klasi kundër Portugalisë. Nëse Gjermania bën punën e tyre, atëherë ne ende mund të vazhdojmë në rundin e ardhshëm”, ka thënë Kuyt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...