Menez: United më kërkoi kur isha 17 vjeç

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi Jeremy Menez, ka zbuluar se Sir Alex Ferguson e kishte kërkuar atë para tetë vitesh dhe ende vazhdon ta përcjellë.
Francezi ishte vetëm një adoleshent kur Ferguson u takua me të dhe i bëri me dije se do ta marrë në Old Trafford edhe pse kjo nuk ka ndodhur kurrë.

“Ishte kënaqësi. Unë e shikoja Unitedin në televizor. Ky është një klub me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj dhe unë isha i ngazëllyer nga interesimi i tyre. Në zyren e Ferguson kishte shumë fjalë. Por, unë nuk flisja aspak. Vetëm Ferguson fliste. Ai më tha se çfarë priste nga unë dhe më fliste për të holla. Unë bëra një gabim që nuk kalova te United”, ka thënë Menez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...