Ronaldo kritikon Messin

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ka kritikuar ashpër Lionel Messin, pasi ishte thumbuar nga tifozët e Danimarkës në fitoren prej 3-2 ndaj danezëve.
Ronaldo huqi një rast të jashtëzakonshëm në minutat vendimtare të takimit dhe kjo pasoi me reagime nga tifozët e Danimarkës të cilët pasi e vërshëllyen gjatë gjithë takimit, brohorisnin ‘Messi-Messi’.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ronaldos, i cili ka reaguar menjëherë pas takimit.

“E dini se ku ka qenë sot një vit më parë Messi? A e dini ku? Ja po ju tregoj unë. Ai ishte eliminuar nga Copa America, në vendlindjen e tij. Mendoj se kjo është më keq, apo jo?”, ka theksuar Ronaldo.

Argjentina ishte eliminuar në çerekfinale të Copa Americas vitin e kaluar nga Uruguai, që ishte fitues i garës.

Në ndërkohë, Portugalia do të ishte eliminuar në rast të disfatës nga Danimarka, por ka edhe një ndeshje vendimtare ndaj Holandës.

Ronaldo konsiderohet rivali i vetëm i Messit për titullin e lojtarit më të mirë në histori të futbolit dhe është i vetmi njeri që shpreson t’ia shkatërrojë ëndrrën Messit për Topin e Artë të katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...