Lazio paralajmëron Barcën për Klosen

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Lazio nuk e ka në plan ta shesë sulmuesin Miroslav Klose, thotë drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare.
Sulmuesi gjerman së fundi u lidh me një transferim te Barcelona, por kjo është mohuar nga kampi italian.

“Klose është lojtar fundamental për skuadrën tonë dhe ne nuk kemi pranuar oferta për të. Edhe nëse ndonjë ofertë arrin, ne nuk kemi synime të marrim parasysh një transferim. Ai nuk është për shitje”, ka thënë Tare për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...