Magath: Schweini është i pazëvendësueshëm

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Bastian Schweinsteiger është i pazëvendësueshëm për Gjermaninë dhe duhet të fillojë çdo ndeshje nëse është në formë, thotë trajneri i Wolfsburg, Felix Magath.

“Nëse është i lënduar, ai nuk mund të luajë, përndryshe nuk shoh ndonjë zëvendësim për të”.

“As Toni Kroos e as Lars Bender nuk mund ta zëvendësojnë në mënyrë adekuate atë si lojtar dhe mbi të gjitha si personalitet. Schweinsteiger është i nevojshëm”, ka thënë Magath.

Trajneri gjerman po ashtu ka përmendur Andrea Pirlon si kërcënimin kryesor për Gjermaninë para ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2012 që zhvillohet të enjten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...