Barca konfuze për Martinez

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka refuzuar që të hyjë në detaje për interesimin e katalanasve për mesfushorin bask, ndërsa ka shtuar se klubi dëshiron të shpenzojë 40 milionë euro për këtë verë.

“Nëse do të kishim interes për Javi Martinez, nuk do ta pranojë. Nëse ne nuk do të ishim të interesuar për të, përsëri nuk do ta kisha pranuar. Ne i shikojmë këto gjëra në mënyrë sekrete, pasi nëse nuk heshtim çmimi rritet dhe kjo na dëmton”.

“Shuma mesatare që kemi shpenzuar viteve të fundit ka qenë 40 milionë euro. Nëse transferojmë tani një lojtar për 10 milionë euro, atëherë kemi edhe 30 milionë euro ekstra për vitin e ardhshëm, ose anasjelltas”, ka deklaruar Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...