Fati i Blanc vendoset të enjtën

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, do të ulet për të biseduar me Federatën Franceze të Futbollit (FFF), për të vendosur kështu të enjtën fatin për të ardhmen e tij në kombëtaren Trikolore.

Franca dështoi në Euro 2012, duke dëshpëruar me performancat e dobëta ndaj Spanjës dhe Suedisë, ndërsa kjo mund të pasojë me shkarkimin e Blanc.

Blanc ka pasur probleme edhe në këtë evropian me lojtarët e tij, si Nasri dhe Ben Arfa, të cilët ishin jashtëzakonisht të pa disiplinuar, ndërsa pritet të shihet të enjtën se çfarë do të ndodhë me strategun që po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...