UEFA parashikon shkëlqimin e Shaqirit në 'Euro 2016'
Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri shihet si njëri prej yjeve të mundshëm që do të paraqiten gjatë këtij viti në "Euro 2016". Kështu shkruan të premten uebfaqja zyrtare e UEFA-s.
UEFA e vlerëson Shaqirin si një mesfushor të frikshëm për kundërshtarët dhe parashikon rritje të formës së tij në Premier League, ku aktivizohet me Stoke Cityn, transmeton Koha Ditore.
Ai vlerësohet si ylli kryesor i Përfaqësueses së Zvicrës, e cila në "Euro 2016" në kuadër të Grupit A, do të ketë punë me Shqipërinë, Rumaninë dhe Francën.
Shaqiri 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u transferua te Stoke City, kurse më herët karrierë ka bërë edhe tek Interi, Bayern Muencheni e Baseli.
Category: Futboll
0 Komente