Maradona tifoz i Gjermanisë në Euro 2012

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Diego Maradona thotë se Gjermania është favoriti i tij për ta fituar Euro 2012, dhe thotë se humbja e David Villa dhe Carles Puyol do t’i dëmtojë shpresat e Spanjës për ta mbrojtur titullin.

“Gjermania, favoriti im i turneut, ka fituar çdo ndeshje në kualifikime me Klose, Podolski dhe Muller në sulm dhe me mesfushorët e rinj Ozil dhe Khedira”.

“Schweinsteiger dhe ekipi i tij duhet të kualifikohen për në fazën e ardhshme pa probleme. Low i njeh mirë lojtarët e tij dhe mbrojtjen e drejtuar nga Lahm dhe Bastuber dhe portieri Neuer do të pranojnë vetëm disa gola”, ka shkruar Maradona në kolumen e tij për The Times of India.

“Vicente Del Bosque mund të mbështetet në kampionët si Casillas, Ramos, Pique, Busquets, Xavi, Silva, Iniesta dhe Llorente, për ta fituar me lehtësi grupin. Spanja është favorite, por ata kanë humbur Puyol dhe David Villa për shkak të lëndimeve”, ka shtuar më tej legjenda argjentinase e futbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...