Cruyff: Ndarja Real-Barca mund ta dëmtojë Spanjën

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff, beson se kampanja e Spanjës në Euro 2012 mund të goditet nga rivaliteti i intensifikuar në mes të lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës.

“Spanja ka një skuadër shumë të mirë, por Vicente del Bosque i ka duart plot me çarje të cilat Jose Mourinho i ka krijuar në mes të lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës”

“Nuk ka favorit, ka ekipe shumë të fuqishme. Është interesante, kësaj here në veçanti, që kualitetet e lojtarëve individual nuk flasin asgjë për ekipin”.

“Portugalia është një shembull i mirë. Ju shihni disa emra, dhe ju pritni një ekip të madh, por në një mënyrë ose tjetër, ata nuk funksionojnë si ekip”, ka thënë Cruyff për Telegraaf-in holandez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...