Advocaat: Dua kreun e grupit

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Rusisë, Dick Advocaat, ka për cak përfundimin në pozitën e parë të grupit A në Euro 2012.

Rusia ka në grup Republikën Çeke, ndaj të cilës përballet sonte, si edhe nikoqirin e garës, Poloninë, dhe kampionin e vitit 2004, Greqinë.

“Kur ne kemi filluar përgatitjet, ne kemi thënë se duan të jemi numër një. Por ne mund ta themi vetëm në fund të garës nëse ky ishte cak real ose jo për ne”.

“Por ne kemi pasur një kualifikim brilant, duke treguar futboll sulmues, atraktiv për tifozët tanë. Ne kemi lojtarë të shkëlqyeshëm dhe kam një ndjenjë të mirë par ndeshjes së parë”.

“Ne jemi stërvitur vetëm një herë në ditë pasi në pranverë lojtarët tanë kanë luajtur shumë ndeshje edhe në kampionatin rus edhe në Evropë. Por ajo çfarë kemi parë në stërvitje ka qenë shumë pozitive”, ka thënë Advocaat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...